Have a question?
Message sent Close

Shkolla e mesme “Harry Fultz” ka filozofi, zhvillim, perspektivë dhe vizion ndërkombëtar. E vetëdijshme për unikalitetin e saj, ajo mundëson zhvillimin e standardeve të larta akademike, profesionale dhe parimeve të larta të karakterit. Shkolla jonë ka arritur një përparim të dukshëm në procesin e edukimit, duke inkurajuar:
– Zhvillimin e aftësive në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë
– Shkrirjen e njohurive akademike me eksperiencën profesionale brenda klasës
– Zhvillim të gjerë kulturor dhe përgjegjësi shoqërore.

Bashkëveprimi i ngushtë mësues – prindër – nxënës ndihmon në përcaktimin e synimit, aftësive dhe mundësive për të ardhmen. Programet tona të modeluara sipas eksperiencës së përparuar europiano – amerikane u ofrojnë nxënësve mundësi për t’u thelluar në studime të mëtejshme.

Të realizojë edukim cilësor dhe të qëndrueshëm të nxënësve sipas standardeve europiane dhe botërore, t’i pajisë ata me njohuri të larta akademike, t’i përgatisë në fushën e kërkimit të pavarur shkencor, për t’u bërë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e pandërprerë të shoqërisë.

Shkolla e Mesme “Harry Fultz” ka si objektiva:

  • Të aplikojë moton “përsosmëri në edukim” duke inkurajuar nxënësit të jenë të shkëlqyer në çdo aktivitet edukativ.
  • Të rishikojë dhe përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme programet mësimore, për të qenë në koherencë me zhvillimin shkencor, ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit dhe të botës.
  • Të inkurajojë zhvillimin profesional të mësimdhënies dhe të stafit të saj, për të patur një ndërthurje të përgatitjes akademike me atë profesionale.
  • Të formojë nxënës me personalitet të veçantë, që marrin përgjegjësi personale, kanë aftësi komunikuese, drejtuese, krijuese, mendim kritik, janë të ndershëm dhe të hapur për prurjet e reja.
  • Të kultivojë tek nxënësit vlerësimin për familjen, komunitetin dhe rolin e tyre në procesin edukativ.
  • Të forcojë burimet dhe shërbimet për të siguruar një mjedis stimulues që ndikon në formimin kulturor dhe në rritjen e vazhdueshme të nivelit shkencor të nxënësve tanë.

DREJTIMET

Gjimnaz

Elektronikë - IT

Automekanikë

Biznes