Përshtypje- Intervista
Instituti "Harry Fultz" > Përshtypje- Intervista
EDLIRA CEPANI
Nje shkolle e ngritur me pasion, me vlera e mbi te gjitha me sensin e forte te praktikes, qe karakterizon sistemin amerikan te studimeve. Politika drejtuese te shkelqyera, trupe akademike e jashtezakonshme dhe nje komunitet i rralle vlerash qe nga studentet e deri tek drejtuesit.
AULON KUQI
Një nga vlerat kryesore të Fultz-it është pjesëmarrja e nxënësve në aktivitete të ndryshme si edhe bashkëpunimi i ngushtë i stafit me nxënësit.
XHONI SHEHAJ
Trekëndëshi mësues, kurrikula dhe staf drejtues është një vlerë e veçantë për HFI.
JESHAR PEPOSHI
Një nga pikat e forta të kësaj shkolle, janë laboratorët të cilët ndikojnë pozitivisisht në rritjen dhe formimin e nxënësve.
ALEKSANDER BELLO
Ruaj momente të veçanta nga kjo shkollë, kurrikula e së cilës është shumë rigoroze si në lëndët e përgjithshme, ashtu edhe në ato profesionale. Këtë e kuptova fare mirë gjatë viteve të para të universitetit, ku njohuritë e trajtuara në gjimnaz rezultuan një themel solid.
DARIN GEZDARI
Kjo shkollë dallon për profesionalizmin e saj, si në anën teorike ashtu edhe praktike.
ANDI SKENDERI
Literatura dhe kërkesa e lartë e llogarisë kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kapacitetit tone.
BELA LLACI
Shkolla HF ka disa pika te forta: Kurrikula eshte e certifikuar nga shkolla te avancuara te modelit anglo- sakson, Literatua ne gjuhen angleze pervec perdorimit te teksteve te autoreve te mirenjohur, ndihmon dukshem ne pervetesimin e gjuhes se biznesit qe eshte anglishtja, Shkolla ka nje pervoje shume vjecare si shkolle profesionale, me reputacion dhe eshte gjithmone e preferuar nga studentet nga e gjithe Shqiperia, Infrastruktura (biblioteka, laboratoret e informatikes, te mesimit te gjuhes se huaj etj), sherben si nje sistem back up, qe garanton efektivitet dhe cilesi te larte ne mesimdhenie, Mjediset e jashtme jane te mjaftueshme dhe te pershtatshme qe studentet te kalojne kohen e lire.
JURI YMERAJ
Stafi akademik është një ndër pikat më të forta të kësaj shkolle.
KRISID MISSO
HFI mbetet shkolla më e mirë, me shumë pika të forta: sistemin amerikan të mësimdhënies, gjuhën angleze, shpjegimin tejet profesional të mësuesve, praktikën e pazëvendësueshme.
ENDRI RAMA
HFI shquhet per praktiken mesimore dhe kurrikulat perendimore.
ALBAN GRUCKA
Pika me e forte ne HF eshte fakti qe te jep nje pergatitje “komplete” per cdo student qe vazhdon studimet e larta per inxhenjeri, un kam perfunduar degen e elektronikes dhe njohurit e marra ne Fultz me kane sjell ketu ku ndodhem sot.
ERDITA DAJKO
Unë mendoj se tekstet në gjuhën angleze më kanë ndihmuar shumë dhe profilizimi në një degë, ka qënë avantazhi im. Kam arritur të kem ide të qarta në marrjen e vendimit për studimet e larta. Shoqërisht, kjo shkollë më ka dhuruar shumë. .Më ka ndihmuar të përforcoj vlerat tona, si profesionale ashtu dhe morale.
ALDIOR ZEKA
Të diplomohesh në Fultz është e vështirë, por kush e përfundon mbetet i suksesshëm. Kjo shkollë të lidh me veten e saj përmes organizimit të proçesit mësimor dhe aktiviteteve.
EDMOND DEMOLLARI
Ndër pikat më të forta të edukimit në këtë shkollë, është literarura, sidomos në gjuhën angleze. Metodologjia e shpërndarjes së njohurive që kjo shkollë ofron, është vërtet unike.
ERGYS SHANAJ
Edukimi dhe formimi i fituar në këtë shkollë më ka hapur dyert për studime të larta në Amerikë.
ENRI JAHAJ
Nje nder pikat me te fort ate HFI eshte menyra e mesimdhenies, literature e perdorur, etj. Kjo shkolle me ka ndihmuar shume, si ne aspektin profesional ashtu edhe ne ate personal.
. SILVESTER HASANI
Kjo shkolle gëzon reputacion të madh dhe nxënësit e saj njihen dhe përmenden kudo.
EDUARD LEKGJIKA
Shumë kujtime të jashtëzakonshme… eskursione të ndryshme, volejboll, diskutime dhe grupe debate.
ERION OMERI
Une jam shume mirenjohes qe kisha mundesine te ulesha ne ato klasa shume te kompletuara. Fultz-i ka qene nje mundesi shume e madhe per mua. Nuk do te isha ketu ku jam sot po te mos ishte per inkurajimet e mesuesve.