WEB DEVELOPER
Kursi është i ndarë në 3 module kryesore, të cilat mbulojnë dizajnin, programimin dhe ndërtimin praktik të website-ve profesionale.
Web Page Design
Ky modul ka për qëllim aftësimin e studentëve në ideimin dhe ndërtimin vizual të faqeve web.
Programet dhe mjetet e përfshira:
· HTML
· CSS
· JAVA SCRIPT
Web Page Programming
Ky modul fokusohet në ndërtimin e faqeve dinamike, funksionale dhe interaktive.
Gjatë këtij moduli do të mësohen:
· HTML
· My SQL
· PHP
WordPress
Moduli WordPress synon aftësimin e studentëve në përdorimin e platformave dhe framework-eve moderne për ndërtimin e faqeve web.
Studentët mësojnë të:
· Krijojnë website me WordPress
· Përdorin template dhe plugin
· Menaxhojnë përmbajtje përmes CMS
· Ndërtojnë faqe shpejt dhe në mënyrë profesionale
Përfitimet nga Kursi
Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë të aftë të:
· Krijojnë website statike dhe dinamike
· Kombinojnë dizajnin me programimin web
· Përdorin WordPress për ndërtim profesional faqesh
· Hostojnë website dhe menaxhojnë serverë bazikë
Kush mund ta ndjekë këtë kurs?
· Persona që duan të bëhen Web Developer
· Studentë dhe fillestarë në programim
· Persona që duan të krijojnë website për biznesin e tyre
· Ata që synojnë karrierë në teknologji dhe zhvillim web
Nuk kërkohet përvojë e mëparshme – mësimi fillon nga bazat.