New
TEKNIK KOMPJUTERI
Kursi Teknik Kompjuteri i pajis studentët me aftësitë e nevojshme për t’u bërë teknikë profesionistë në fushën e sistemeve dhe pajisjeve kompjuterike.
Kategori
Gjatë trajnimit, kursantët njihen me bazat e elektronikës, programimit, hardware-it, sistemeve operative dhe proceseve të mirëmbajtjes së kompjuterëve.
Ky kurs përgatit teknikë të aftë për të punuar në organizata të vogla dhe të mëdha, duke ofruar shërbime teknike, diagnostikim dhe mbështetje IT.
Çfarë do të mësoni?
Gjatë kursit do të fitoni njohuri dhe aftësi në:
- Konceptet bazë të elektronikës
- Njohuri të plota mbi hardware-in e kompjuterit
- Përdorimin dhe administrimin e sistemeve operative
- Instalimin e software-ve dhe aplikacioneve
- Zgjidhjen e problemeve teknike dhe diagnostikimin
- Riparimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve kompjuterike
Metodologjia e Mësimit
Kursi zhvillohet me një kombinim të teorisë dhe praktikës, ku çdo kursant pajiset me materiale dhe mjete individuale për realizimin e ushtrimeve praktike.
Modulet e Përfshira
- Arkitekturë Kompjuteri
- Windows
- Diagnostikim dhe Riparim
Kush mund ta ndjekë këtë kurs?
- Persona që duan të bëhen Teknikë Kompjuteri
- Studentë dhe fillestarë në fushën e IT-së
- Persona që kërkojnë punë në mbështetje teknike dhe shërbime IT