Have a question?
Message sent Close

TEKNIK ASHENSORI

Ky kurs u ofron pjesëmarrësve njohuri të plota dhe aftësi praktike në montimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e ashensorëve dhe shkallëve vetëlëvizëse.

Në këtë kurs do të mësoni:
• Montim ashensorësh
• Mirëmbajtje e ashensorëve dhe shkallëve vetëlëvizëse

Pas përfundimit të kursit, kursantët do të jenë të aftë të:

·         Përdorin skemat dhe skicat “tip” të ashensorëve që do të montojnë

·         Kryejnë kontrollin e kërkesave teknike të ambientit të montimit

·         Mirëmbajnë mjetet, materialet, pajisjet dhe mjedisin e punës

·         Kryejnë matje teknike

·         Hartojnë skema montimi të ashensorit

·         Montojnë shinat, cilindrat hidraulike, dyert, platformën, kabinën dhe platformën lëvizëse të ashensorit

·         Montojnë kavot dhe kundrapeshat

·         Montojnë dyert e kateve

·         Montojnë pjesët elektrike dhe kryejnë lidhjet në rrjet

·         Montojnë shkallët vetëlëvizëse

·         Vendosin komandimin automatik të ashensorit

·         Kryejnë kolaudimin mekanik dhe përfundimtar

·         Riparojnë defektet e mundshme

·         Mirëmbajnë ashensorët dhe shkallët vetëlëvizëse

·         Zbatojnë standardet e montimit

·         Zbatojnë rregullat e sigurisë teknike dhe mbrojtjes së mjedisit

·         Zbatojnë legjislacionin dhe kodin e punës

·         Komunikojnë me etikë profesionale

 Kush mund të aplikoje: Të gjithë të interesuarit për të marrë një profesion në fushën e montimit dhe mirëmbajtjes së ashensorëve.

TEKNIK  ASHENSORI.jpg
16,000 lekë / muaj
16,000 lekë / muaj
Detajet e Kursit
3 muaj
Certifikatë e njohur nga Ministria e Ekonomisë & Inovacionit
2 herë në javë/2 ore ne dite
22,000 lekë / muaj