Have a question?
Message sent Close
Special

GIS

GIS (Geographic Information Systems) është teknologjia që integron, ruan, analizon dhe shpërndan të dhëna gjeohapësinore.

Ky kurs ofron njohuri të thelluara dhe praktike mbi krijimin, menaxhimin dhe përdorimin e sistemeve GIS dhe WebGIS në projekte reale.

Në përfundim të kursit, studentët do të jenë të aftë të punojnë me të dhëna hapësinore, të implementojnë WebGIS dhe të ndërtojnë aplikacione hartografike interaktive për përdorim profesional.


Çfarë do të mësoni?

Gjatë kursit do të fitoni njohuri dhe aftësi në:

  • Njohuri të përgjithshme mbi GIS, WebGIS dhe të dhënat gjeohapësinore
  • Krijimin dhe menaxhimin e bazave të të dhënave hapësinore
  • Modelimin, ngarkimin dhe manipulimin e të dhënave hapësinore
  • Përdorimin e SQL për menaxhimin e të dhënave gjeografike
  • Funksione hapësinore dhe sisteme koordinatash
  • Përpunimin e gjeometrive dhe tipeve Geometry & Geography
  • Zhvillimin në softuerët server WebGIS (GeoServer & QGIS Server)
  • Publikimin e shtresave hapësinore dhe shërbimeve WebGIS
  • Hartimin dhe stilizimin e shtresave të publikuara
  • Ndërtimin e hartave interaktive GIS në Client Side me OpenLayers
  • Konfigurimin e mjedisit WebGIS për shfaqje dhe modifikim të të dhënave
  • Vizualizimin e të dhënave GIS në internet

 

 

Përfitimet nga Kursi

Pas përfundimit të kursit, studentët do të:

  • Fitojnë aftësi praktike shumë të kërkuara në industrinë GIS
  • Punojnë me teknologjitë GIS dhe WebGIS më të përdorura në botë
  • Përgatiten për role profesionale në sektorin publik dhe privat
  • Zhvillojnë projekte reale gjatë trajnimit
  • Ndërtojnë aplikacione dhe harta interaktive profesionale

Kush mund ta ndjekë këtë kurs?

  • Studentë dhe profesionistë të fushës GIS, IT, inxhinieri apo urbanistikë
  • Persona që punojnë ose synojnë të punojnë me të dhëna gjeohapësinore
  • Ata që duan të specializohen në GIS & WebGIS

Mësimi zhvillohet nga bazat deri në nivel profesional.

gis.jpg
22,000 lekë / muaj
22,000 lekë / muaj
Detajet e Kursit
2 muaj
Certifikatë e njohur nga Ministria e Ekonomisë & Inovacionit
2 herë në javë/2 ore ne dite
22,000 lekë / total