Kjo bën të mundur vazhdimin e studimeve të mëtejshme dhe punësimin në fushën ku ka aplikim ky specialitet si: Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit; Industria Elektronike, Mekatronike dhe inspektimi e mirëmbajtja e pajisjeve elektronike. Përgatitja cilësore teorike dhe praktike i mundëson nxënësit aftësi si:
- Njohjen e pajisjeve e metodave matëse dhe diagnostikuese të fushës së elektronikës;
- Përdorimin e elementeve elektronike për ndërtimin e skemave funksionale;
- Mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit;
- Programimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit;
- Instalimin e sistemeve operative dhe software në pajisjet e teknologjisë së informacionit e komunikimit.