3D MAX
Një nga mjetet kryesore për krijimin e grafikës tridimensionale në arkitekturë, dizajn, animacion dhe vizualizim profesional.
Gjatë kursit trajtohen temat kryesore të modelimit, materializimit, ndriçimit dhe animacionit, duke i pajisur studentët me aftësi praktike për realizimin e projekteve 3D me cilësi të lartë.
Çfarë do të mësoni?
Gjatë trajnimit do të përfshihen temat kryesore:
· Modelimi në hapësirën 3-dimensionale
· Materializimi dhe teksturimi i modeleve
· Ndriçimi profesional i skenave
· Animacioni i objekteve 3D
· Renderimi në formate të ndryshme dhe cilësi të lartë
Projekti Final
Në përfundim të kursit, studentët do të realizojnë një projekt final, i cili përmbledh dhe konsolidon të gjitha njohuritë e fituara gjatë procesit të mësimit.
Kush mund ta ndjekë këtë kurs?
· Studentë dhe profesionistë të dizajnit, arkitekturës dhe artit vizual
· Persona që duan të mësojnë modelim dhe animacion 3D
· Ata që synojnë karrierë në vizualizim 3D, arkitekturë, dizajn apo animacion