Njihuni me Alumni

Eneida Allkoçi

Kam mbaruar studimet në vitin 1999. Ndihem me fat qe isha pjesë e kësaj shkolle. Puna e disiplinuar, sjellja e disiplinuar, mësues tepër korrektë në punën e tyre dhe në marrëdhënie me ne… keto ndikuan pa kuptuar në të ardhmen time… Logoja e shkollës sonë, nuk është thjesht një vulë, por është një emblemë tradite dhe besueshmërie. Pas mbarimit të shkollës së lartë dega Elektronike, u riktheva sërish në Fultz si pjesë e atij stafi që unë gjithnjë e kam vlerësuar shumë. Ende vazhdoj të jem” nxënësja” e kësaj shkolle, pasi mësuesit i kam si pikë referimi dhe mundohem të mësoj çdo ditë nga eksperienca e tyre shumëvjeçare. Tashmë jam pjesë e stafit të kësaj shkolle, Shefe e departamentit të Elektronikës. HFI Alumni e shoh si një shtysë dhe një mundësi më shumë për t’u ritakuar me ish shokët e shoqet e shkollës, si edhe me ish nxënësit e mi. Kjo lëvizje do të na ndihmojë për të bashkuar rrënjët. 
Mesazh: Të studiosh në Harry Fultz nuk është thjesht një mundësi shkollimi. Të studiosh në Harry Fultz do të thotë t’i bësh një favor vetes në aspektin profesional dhe njerëzor. Eshtë nga ato pasuri që nuk ta merr dot asnjë, nuk ta ndryshon asnjë. Cdo ditë duhet parë si një mundësi më tepër për të ardhmen.

Kam përfunduar studimet në vitin 2006. Kujtoj vite super dinamike. Vij nga një traditë e gjatë familjare të cilët kanë përfunduar studimet në Ish Politeknikum, më vonë Harry Fultz. Legjendat e dëgjuara, u kthyen në përvojat e mia të jetuara. Jam lidhur me këto ambjente. Në çdo cep ka kujtime. HFI mundëson një ambjent të shkëlqyer për t’u socializuar, grupe të ndryshme, gazeta e shkollës, etj. Kjo shkollë më ka formuar të jem kjo që jam sot. Ambicjet individuale nuk kanë fund, por themelet janë shumë të rëndësishme. Studimet e larta i kam përfunduar për Shkenca politike/sociale. Ruaj marrëdhënie shumë të mira me të gjithë ish shokët e klasës, si edhe me kolegët e tanishëm. Sot vij çdo ditë në Fultz, pasi jam punësuar në kuadrin e bashkëpunimit me Alumni. HFI Alumni është një lëvizje bërthamë, shumë e rëndesishme dhe jam tejet entuziaste që po merr përmasa të mëdha. Jam Manaxhere e burimeve njerëzore, pranë Institutit Harry Fultz. 
Mesazh: Vlerësoni mundësitë që ju jepen në kampus për t’u bërë dikush nesër, por mbi të gjitha vlerësoni traditën historike që kjo shkollë përcjell ndër vite.

Ermeona Arifi

Stafi HFI Alumni

Sepse ne studiojmë dhe punojmë së bashku!

 

Klarens Hoxha – Mësues elektronike

 

Eneida Allkoçi – Shefe e departamentit të elektronikës

 

Ernaso Kërbizi – Drejtor Kolegji

 

Alketa Muçalla – Mësuese elektronike

 

Igli Llambiri – Administrator i rrjetit

 

Ermeona Arifi – Administratore e burimeve njerëzore

 

Moisi Xhaferaj – Mësues elektronike

2018 Windows 10 Professional 64 Bit Product Key Torrent Microsoft Office 2016 Professional Plus Product Key Free Download windows 10 pro professional product key windows 7 64 bit ultimate product key microsoft office 365 2016 professional plus product key windows 7 ultimate x64 product key microsoft office professional plus 2016 en us product key Free Windows 10 Professional Product Key Generator windows 10 professional product key 64 bit Upgrade To Windows 10 Professional With Product Key Windows Product Key