Ku Studiojnë Nxënësit Tanë!



Aleksander Bello, Instituti Kalifornian i Teknologjise, SHBA.   Alba Patozi, St. Clare's International   Baccalaureate Oxford college

Nxenesit e “Harry Fultz” jane nder studentet e shkelqyer te Universiteteve me te mira te botes. Niveli i larte i njohurive shkencore i ka renditur ata te paret ne konkurset e pranimit, por edhe u ka siguruar vazhdimin e studimeve me bursa universitare.

Pas dy viteve të sukseshme në Harry Fultz, Alba Patozi vazhdon studimet parauniversitare në S Ctlare’s International Baccalaureate, një nga kolegjet me prestigjioze në Oxford.

Ja se ç’thotë ajo për Harry Fultz: “Teksa përballem me sfida të mëdha kulturore, intelektuale dhe shoqërore, nuk mund të mos e kthej kokën pas dhe të analizoj armët me të cilat u pajisa nga Harry Fultz. Këtu nuk i referohem vetëm një mësimdhënie të shkëlqyer, e cila ka ngulur rrënjë në potencialin që kam prezantuar në Angli, por edhe një përkujdesjeje ekstrakulikulare e pasqyruar në gjithë aktivitetet dhe organizimet që promovon Harry Fultz. Aktivitete, organizimi, apo sipërmarrje ku shpesh herë kam qenë aktore. Ishte pikërisht ky angazhim që më ndihmoi të përballem me “barrierat” britanike.

Aleksander Bello, i diplomuar në vitin 2011, është njëri prej tyre. Sot ai është pjesë e grupit të studentëve të përzgjedhur të Caltech, Instituti Kalifornian i Teknologjisë, dhe është vlerësuar ndër më të mirët e tij.

Spiro Bajrami dhe Joli Dallamango, diplomuar në vitin 2012, zunë vendin e parë dhe të pestë në konkursin e pranimit në Institutin Teknologjik të Karlsruhe, në Gjermani.

Dhe ata janë të shumtë, në Tiranë, në Paris e në Londër, në Romë e në Amsterdam, në Sofie e në Boston, kudo në botë, studentë të përgatitur, të disiplinuar dhe me objektiva të qarta, qytetarë të denjë të së ardhmes.