Këshilli Studentor

Në shkollën "Harry Fultz" (si rrallë në shkolla të tjera) çdokush ka të drejtën të përfaqësohet. Çdo vit akademik zgjidhen senatorët dhe zv.senatorët e secilës klasë, të cilët përfaqësojnë klasat respektive në Këshillin Studentor.


Këshilli Studentor ka objektiva të qarta për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të nxënësve si dhe mësimin praktik të rregullave dhe normave të demokracisë. Një përfaqësim i gjerë, i cili bën të mundur organizimin e një jete aktive në shkollë dhe më gjerë. Këshilli Studentor është përgjegjës për transmetimin e mendimit të gjithëkujt në organet më të larta drejtuese të shkollës. Ky grup nxënësish të përkushtuar i jep një mbështetje të veçantë zhvillimit të aktiviteteve dhe projekteve kurrikulare dhe jo-kurrikulare në shkollë. Pra bëhet fjalë për një qeveri të studentëve, nga studentët dhe për studentët. Në krye të Këshillit Studentor qëndron Presidenti i shkollës, i cili zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga nxënësit. Më pas nga radhët e Këshillit Studentor zgjidhet Bordi i Këshillit Studentor. Pas zgjedhjes së presidentit zhvillohet ceremonia e betimit të senatit sipas protokolleve të paracaktuara në kushtetutën e shkollës.

Për vitin akademik 2016 – 2017 zgjedhjet për president u zhvilluan në Tetor ku fitues u shpall Klea Bega.

 

Këshilli Studentor

Presidente: Klea Bega

Senati: Iris Nela, Sindy Kola, Klaudio Bregu, Kris Naço, Maria Maho, Odisea Xhelo, Erion Bicprendi.

Këshilli Studentor Ndër Vite