Elektronikë

Qëllimet e arsimit profesional drejtimi Elektronikë:

  • Formimi i përgjithshëm teorik dhe praktik i nxënësve për të përvetësuar njohuri dhe aftësi profesionale;
  • Mundësia e punësimit në fushën profesionale të nxënësve si specialistë të teknologjisë elektronike;
  • Krijimi i aftësive për arsimimin e mëtejshëm të nxënësve (arsimi i lartë).

Qëllimi i arsimit profesional për drejtimin Elektronikë është përgatitja e nxënësit nga ana teorike dhe praktike nëpërmjet lëndëve teorike bazë dhe profesionale. Kjo bën të mundur vazhdimin e studimeve të mëtejshme dhe punësimin në fushën ku ka aplikim ky specialitet si: Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit; Industria Elektronike, Mekatronike dhe inspektimi e mirembajtja e pajisjeve elektronike. Përgatitja cilësore teorike dhe praktike i mundëson nxënësit aftësi si:

a) Njohjen e pajisjeve e metodave matëse dhe diagnostikuese të fushës së elektronikës;

b) Përdorimin e elementëve elektronike për ndertimin e skemave funksionale;

c) Mirëmbajtjen e riparimin e pajisjeve elektronike dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit;

d) Programimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit ;

e) Instalimin e sistemeve operative e softeve në pajisjet të teknologjisë së informacionit e komunikimit.

  • Formimi i përgjithshëm teorik dhe praktik i nxënësve për të përvetësuar njohuri dhe aftësi profesionale;

Në përfundim të arsimit profesional nxënësi ka përfituar aftësi profesionale në: Sistemet e Teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; Arkitekturën kompjuterike hardware dhe software; Programimin në gjuhën Python, C++ dhe Java; Njohuri mbi administrimin e rrjetave kompjuterike; Rrjetat e telekomunikacionit, telefonike e GSM; Përdorimin e aparateve matës analog dhe dixhital; Ndërtimin e skemave funksionale elektronike; Përdorimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike.

  • Mundësia e punësimit në fushën profesionale të nxënësve si specialistë të teknologjisë elektronike;

Pergatitja teorike dhe praktike u krijon mundesi nxenesve te punesohen ne shume fusha si: Bizneset e furnizimit dhe mirëmbajtjes me pajisje kompjuterike e të TIK; Në institucione publike e private për administrimin e mirëmbajtjen e rrjetave kompjuterike, pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve operative; Në kompanitë e telefonisë fikse, të lëvizshme dhe të shpërndarjes së Internetit; Në mediat audiovizive; Në fushën e industrisë prodhuese për të programuar makineritë e mirëmbajtur sensorët dhe pajisjet e kontrollit elektronik/mekatronik.

Krijimi i aftësive për arsimimin e mëtejshëm të nxënësve (arsimi i lartë).

Programi i shkolles ka prioritet shkencor për ti dhënë nxënësit mundësinë e konkurimit në të gjitha fushat e arsimit të lartë me prioritet ato inxhinerike.

2018 Windows 10 Professional 64 Bit Product Key Torrent Microsoft Office 2016 Professional Plus Product Key Free Download windows 10 pro professional product key windows 7 64 bit ultimate product key microsoft office 365 2016 professional plus product key windows 7 ultimate x64 product key microsoft office professional plus 2016 en us product key Free Windows 10 Professional Product Key Generator windows 10 professional product key 64 bit Upgrade To Windows 10 Professional With Product Key Windows Product Key