Biblioteka

Bibloteka është një pjesë e rëndësishme dhe funksionale e shkollës “Harry Fultz”. Me një fond të pasur prej 35000 librash anglisht dhe shqip, ajo është qendër e shkëmbimit të literaturës, përvojës, marrjes dhe dhënies së informacionit.

Në të gjen libra shkencore, artistikë, enciklopedi, fjalorë të shumtë dhe botime mediatike. Bibloteka pasurohet në mënyrë të vazhdueshme me literature shkencore dhe artistike në të dyja gjuhët. Nxënësit dhe mësuesit kanë mundësi ta shfrytëzojnë atë gjatë gjithë ditës.

Ajo ka në dispozicion mjedise komode dhe bashkëkohore si: salla e studimit të literaturës, seminareve, masmedias, salloni i pritjeve dhe mbledhjeve, qendra e internetit e cila funksion jo vetëm për nxënësit tanë por edhe për studentët e kolegjit. Që prej 3 vjetësh përdoret programi Winnebago për regjistrimin e librave, i cili jep një informacion më të detajuar për to.

Në tetor të vitit 2003 Bordi vendosi që Bibliotekës së shkollës t’i vihet emri “Qendra Miriam Leslie”, në nderim të zonjës Miriam Leslie, anëtare e Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan në Virxhinia, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e Institutit “Harry Fultz”.