Takim me sipërmarrës të suksesshëm

Gjatë javës së kaluar, në ambientet e bibliotekës nxënësit e klasave të biznesit kanë zhvilluar disa takime mbresëlënëse me sipërmarrës të ndryshëm. Një prej tyre ishte takimi me Z. David Monks, PARTNER IN PTMANAGEMENT - JOHNSTOWN, PA. Z. David tregoi rreth përvojës së tij të suksesshme në fushën e sipërmarrjes, dhe përfitimeve që sillte sipërmarrja dhe sipërmarrësit e rinj për ekonominë dhe punësimin.

Ai filloi me një prezantim të shkurtër me titull: “Përmirësimi i Ekonomisë Shqiptare nëpërmjet Sipërmarrjes”. “Receta” që ai propozonte për përtëritjen ekonomike përfshinte: 1) Ndërtimi i Ekonomisë Shqiptare nëpërmjet Sipërmarrjes; 2) Krijimi i një “pishine” sipërmarrësish; 3) Krijimi i vendeve të punës në Shqipëri (në mënyrë që shqiptarët të mos largohen). Përgjigja për realizimin e këtij objektivi ishte krijimi i një “Shkolle” për përgatitjen e sipërmarrësve të rinj. Në vazhdim të prezantimit të tij, Z. David tregoi përfitimet që do sillte kjo “Shkollë”: Forcimin e vendit në konkurencën ekonomike; Rezultate më të mira në ndikime të rëndësishme pozitive në ekonomi; Katalizator për rritjen ekonomike; Rritjen e punësimit; Kontribuimin në përmirësimin e standardit të jetesës për të gjithë. Nxënësit ndan përvojat mbi pjesëmarrjen në projekte të ndryshme sipërmarrjeje, ku më i rëndësishmi prej tyre ishte projekti “Sipërmarrësit e Rinj”.

Takimi tjetër ishte me dy sipërmarrës të kompanisë R&T Group. Bashkëbisedimi u zhvillua me sukses. Personalitete si Z. David dhe dy sipërmarrësit e kompanisë R & T Grup janë shembuj të shkëlqyer që motivojnë nxënësit tanë në aktivitetet e tyre në të ardhmen.