Suksese!

Ju urojmë “Suksese për vitin e ri shkollor 2017-2018”. Sot është dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit, por emocioni i veçantë është për nxënësit e klasave të dhjeta. Dhe plot 265 nxënës të degëve: Elektronikë, Biznes, Gjimnaz dhe Automekanikë ulen për herë të parë në bankat e “Harry Fultz”. “Mirë se erdhët në shkollë! Urime edhe për të gjithë nxënësit e klasave të tjera. Le të punojmë për të edukuar qytetarë të denjë, për të mësuar nxënës të shkëlqyer. Kështu do kemi kryer detyrën tonë si prindër, mësues e punonjës. “Suksese dhe një vit të mbarë shkollor 2017-2018”.