Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Eshtë pritur në “Harry Fultz” me një atmosferë festive Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe më 6 Prill. Kjo ditë ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të të jetuarit. Dhe “Harry Fultz” e bën më së miri këtë, duke kontribuar që nxënësit të kenë jo vetëm një shkollë të mirë por edhe më shumë mjedise sportive, ku nxënësit të shoqërizohen dhe të kenë edhe një jetë më të shëndetshme. Veprimtari sportive të larmishme dhe me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkolla të ndryshme të mesme: “Harry Fultz”, Sami Frashëri, Shkolla e mesme Ekonomike dhe Arben Broci. Në këtë ditë të rëndësishme midis nxënësve të shkollave janë zhvilluar ndjeshje futbolli (djem), basketbolli (djem, vajza) dhe volejbolli (djem, vajza). E ftuar ishte dhe zëvendësministrja e Arsimit Znj. Nora Malaj, e cila përshëndeti nxënësit dhe gjithë pjesëmarrësit duke theksuar se nëpërmjet këtyre aktiviteteve ne promovojmë vlerat e paqes, e edukimit dhe mirëqënies…