Klubi i Robotikes finalizon suksesin tjeter...

Është viti i katërt rradhazi që Klubi i Robotikës godet me një projekt të finalizuar me sukses. 6 grupe nxënësish të degës së elektronikës, anëtarë të Klubit të Robotikës prezantuan sot në sallën e bibliotekës 6 projekte: Alpha Robot (Aldi Shehu, Rei Arifi, Marti Lama, Endri Seferi, Klodian Këlliçi); EDGE LOGIC Robot (Eneld Ahmetaj, Donateo Pashaj, Genti Xhanari, Endrit Braho); Knights Robot (Erin Dobjani, Ines Muka, Marçelino Tabaku, Kleitjon Bendo), Vortex Robot (Fernando Stefani, Geraldo Dedej, Visar Beçi, Egi Brako); E4 (Fabio Reçi, Alisa Buna, Hermes Çati, Rei Prezja); Caliber Robot (Endi Ndregjoni, Enkel Çela, Leonard Basha, Mario Kulla). Ky ishte kurorëzimi i një pune disa - mujore, ku me gjithë veshtirësitë gjatë proçeseve të ideimit, programimit dhe ndërtimit, ata ia dolën mbanë. Gjatë këtij projekti nxënësit u asistuan nga studente dhe profesorë të Universitetit Politeknik të Worechester dhe punuan nën drejtimin e mësuesve të elektronikës: Klarens Hoxha dhe Moisi Xhaferri