Klubi i Robotikës

Rikthehet edhe këtë vit suksesshëm në “Harry Fultz” Klubi i Robotikës, e bashku me të bashkëpunimi me Universitetin Amerikan WPI (Worcester Polytechnic Institute). Këtë herë vijnë me ide dhe qëllime të reja. Në kuadër të këtyre ndryshimeve në Klubin e Robotikës u prezantua dhe adaptua një format i ri pune. U punua 8 javë për të ndërtuar robotë, të cilët do të konkuronin me njëri – tjetrin në kompeticionin në formë loje që, në mënyrë të ngjashme me Universitetin me të cilin shkolla bashkëpunon dhe në të njëjtën kohë krijuesit e këtij formati, u quajt “Savage Soccer”.

Robotët do të përballeshin me njëri tjetrin me qëllim mbledhjen e disa topave të vegjël dhe shënimin e tyre në kontenierë të posaçëm të vendosur në qëndër dhe skajet e fushës ku do të zhvillohej gara. Kështu, u krijuan 6 grupe nga të cilët u ndërtuan 6 robotë që telekomandoheshin me anë të xBox Controllers, si dhe vepronin në mënyrë autonome për një kohëzgjatje të caktuar të garës.

Në përfundim të 8 javëve nga cdo grup, me anë të ndihmës së profesorëve tepër të përkushtuar dhe studentëve amerikanë që kanë asistuar në cdo etapë të kësaj pune tepër intensive, secili grup arriti të kishte një produkt final funksional.

Ishte bukur të shihje frymën e bashkëpunimit mes grupeve, edhe pse në pozita “kundërshtare”. Nxënësit pjesëmarrës nuk kursyen ti ofronin ndihmë njëri–tjetrit duke shkëmbyer eksperienca e njohuri.