“PUNESIMUNDESI” Panairi i Punës 2015

Nga 29 Prill – 1 Maj, Instituti Harry Fultz mori pjesë në panairin e  punes 2015 “PUNESIMUNDESI” organizuar nga Sherbimi Kombetar i Punesimit dhe Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinisë.

Në këtë panair morën pjesë sipërmarrjet më të mëdha dhe të sukseshme në vend, të cilat prezantuan aktivitetin e tyre si dhe shumë vende të lira pune. Instituti Harry Fultz në këtë panair promovoi fillimin e regjistrimeve për vitin e parë të shkollës së mesme në drejtimet: Elektronikë, Biznes, Gjimnaz dhe Automekanikë dhe disa pozicione të lira pune për: mësues elektronike, informatike dhe automekanike. Me qindra vetë, prindër e fëmijë, por edhe të rinj, kanë vizituar stendën tonë për tu interesuar rreth shkollës së mesme, por edhe rreth kurseve dhe programeve qe ofron Kolegji Komunitar Harry Fultz. Për 3 ditë me rradhë kemi folur me ta për avantazhet e shkollës sonë krahasuar me shkollat e tjera, infrastrukturën e shkëlqyer, sfafin e përgatitur akademik, mjediset moderne sportive…etj. Vajzat e degës së biznesit dhanë ndihmesën e tyre gjatë ditëve të panairit duke shpërndarë flyera e fletëpalosje vizitorëve.

Stenda jonë është vizituar edhe nga kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama duke përshëndetur përzemërsisht nxënëset tona.