Panairi i Profesionistëve GO PRO

28 – 31 Maj, Instituti Harry Fultz mori pjesë në panairin Go Pro në ExpoCity me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ky panair ishte një mundësi për të shkurtuar distancat mes tregut të punës dhe tregut të shkollimit e edukimit në Shqipëri. Për herë të parë, katër komponentët e investimit të shoqërisë për të ardhmen e saj (Edukim - Formim Profesional - Internship – Punësim), bëhen bashkë në këtë panair për të komunikuar dhe ndërvepruar në arritjen e suksesit, në sektorin më strategjik dhe jetik të vendit

Instituti Harry Fultz në këtë panair promovoi fillimin e regjistrimeve për vitin e parë të shkollës së mesme në drejtimet: Elektronikë, Biznes, Gjimnaz dhe Automekanikë dhe disa pozicione të lira pune për: mësues elektronike, informatike dhe automekanikë. Shume prindër e fëmijë, të rinj kanë vizituar stendën tonë për te marre informacion rreth shkollës së mesme, apo per kurset dhe programet qe ofron Kolegji Komunitar. Për 4 ditë me rradhë kemi folur me ta për përparësitë dhe facilitetet që ne ofrojmë krahasuar me shkollat e tjera, infrastrukturën e shkëlqyer, sfafin e përgatitur akademik, mjediset moderne sportive…etj. Vajzat e degës së biznesit dhanë ndihmesën e tyre gjatë ditëve të panairit duke shpërndarë flyera e fletëpalosje vizitorëve.

Stenda jonë gjatë ketyre diteve eshtë vizituar nga kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama dhe personalitete të tjerë, të cilët kanë përshëndetur përzemërsisht nxënëset tona.