“Harry Fultz” në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

Gjithçka fillon me një buzëqeshje, një shtrëngim duarsh dhe një fjalë të ngrohtë, domethënëse për çdo njeri. Dita e premte u mbyll me një aktivitet jo të zakontë të organizuar nga nxënësit e shkollës. Tashmë e kthyer në traditë, edhe këtë vit nxënësit mblodhën ndihma në veshmbathje, libra e lodra për fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.

Entuziazmi ndihej tek çdo nxënës të cilët realizuan këtë aktivitet human. Nxënësit e klasave 1-3, 2-7, 3-1, 3-2, 3-2, 3-8 nën kujdesin e punonjëses së bibliotekës dhanë një program artistik me kërcime, recitime, këngë dhe lojëra të ndryshme, i cili u përcoll me duartrokitje të përzemërta nga fëmijët e shtëpisë. Ata u bënë njësh me nxënësit tanë. Nxënësit tanë i shihje tek mernin për të kërcyer dhe kapnin për dore fëmijët. Në fund u zhvillua dhe një ndeshje futbolli. Kudo shihje buzëqeshje!.

Sa bukur ishte të shihje ata fëmijë të buzëqeshnin...