Mozilla Academy në Harry Fultz

Ditën e shtunë, rreth 30 nxënës të degëve: Elektronikë, Biznes dhe Gjimnaz marin pjesë në aktivitetin e radhës që “Ofiçina”, një program i ri që nxit sipëmarrjen organizon në bashkëpunim me Mozilla Albania, pjesë e Open Labs Hackerspace. Skuadra e Mozilla Academy prezanton nxënësit tanë me teknologjitë më të reja të web-it. Aktiviteti u zhvillua në dy pjesë. Në pjesën e parë nxënësit ndoqën me vëmendje disa prezantime të bëra nga skuadra e Mozilla Academy si: a) Përshkrim i aktiviteteve dhe kontributeve të komunitetit shqiptar të Mozilla-s; b) Rëndësia e një web-i të hapur e të decentralizuar si dhe përcaktimi i burimit të hapur (open source); c) Prezantim i shkurtër rreth Firefox, Firefox OS dhe WebMaker. Në pjesën e dytë nxënësit morën pjesë në një workshop me temë: krijimi i një faqe interneti përmes Mozilla Firefox. Nxënësit të ndarë në grupe punuan me përkushtim dhe entuziazëm. Në përfundim të tij u zgjodhën 3 grupe fituese dhe u ndanë çmime si dhënia e disa kodeve, të cilat mundësojnë leksione falas online në fushën e programimit.