Miqtë e Librit

Siç është tashmë traditë e bibliotekës, këtë muaj u organizua aktiviteti “Miqtë e Librit” nën kujdesin e mësuese Dhurata Tahirit. Aktiviteti u krye në ambientet e bibliotekës së shkollës sonë. Nxënës të viteve të ndryshme qenë pjesëmarrës dhe krijuan një aktivitet për tu mbajtur mend. Nxënësi Rodrik Martini prezantoi një video-montazh, ku pasqyroheshin gjithë projektet e organizuara nga biblioteka gjatë vitit shkollor 2014-2015.

Pas këtij prezantimi nxënësja Era Llazani recitoi mjeshtërisht një poezi nga Fadil Kraja “Një Cigare” dhe më pas nxënësja Irta Patozi recitoi poezinë “Në mundsh” të Rudyard Kipling. Aktiviteti vijoi me pjesë të luajtura në kitarë nga dy nxënësit e talentuar Dalin Boriçi dhe Rigers Qarri, të cilët e bënë atmosferën më të bukur.

Në fund të aktivitetit nxënësve më aktivë në bibliotekë dhe lexuesve më të mire të vitit shkollor 2014-2015, iu dhanë çertifikata nga mësueset e pranishme në këtë ceremoni: Martineta Leka, Alketa Qori, Dhurata Tahiri, Suela Shala. Aktiviteti u prezantua nga nxënësja Alerda Matrisi.