Konkursi i Kërcimit 2015

Në 12 Shkurt, për të dytin vit radhazi nga departamenti i Edukimit Fizik u zhvillua “Konkursi i Kërcimit 2015”. Në konkurs morën 106 nxënëse të ndara në 12 grupe me vajza të viteve të I, II, III dhe të IV-ta. Sipas rregullave të mirëpërcaktuara, konkursi u zhvillua në palestrën moderne të Harry Fultz dhe u ndoq me interes nga shume nxënës dhe mësues të shkollës. Atmosfera e krijuar ishte shumë rinore dhe entuziazmoi gjithë të pranishmit. Kërcimet e përgatitura nga vetë nxënëset ishin të larmishme nga ritme të muzikës folklorike tradicionale, muzikë klasike, moderne duke i ndërthurur së bashku me element të thjeshtë akrobatike. Juria e pati të vështirë të përzgjidhte grupin fitues, pasi të gjithë kishin punuar me seriozitet të lartë duke u mbështetur sigurisht në planin dhe programet e lëndës së Edukimit Fizik, departament, i cili përmbushi dy nga objektivat e tij kryesorë:
  • Zhvillimi i aftësive koordinative të lëvizjeve
  • Edukimi i nxënësve me punën në grup

 Aktivitete të tilla, vijnë në ndihmë të nxënësve dhe i shkëpusin ata nga jeta sedentare, duke stimuluar kështu aspektiet fizike, psikologjike, emocionale e sociale të tyre.