Klubi i Fizikës

Klubi i Fizikës godet përsëri! Klubi zhvilloi takimin e rradhës. Në këtë takim u prezantuan projektet më të mira të realizuara gjatë këtij viti. Projektet e përzgjedhura ishin valët zanore, vala elektromagnetike, lazerat dhe nebulat. Me shumë interes u ndoq vizualizimi i valës zanore me anë të tubit të Hygensit, si funksionojnë lazerat dhe përdorimi i tyre. Të mendosh që ky takim, perveçse një takimi shkencor ishte edhe artistik. Me pjesë të luajtura bukur në piano që transformuan fizikën në art. Bëhuni dhe ju pjesë e klubit të fizikës!!!