Konkursi mes Klasave te Biznesit

Në 22 Janar është zhvilluar faza e dytë e konkursit midis nxënësve të viteve të 3-ta, dega Biznes. Konkursi ishte në lëndën: Hyrje në praktikën e Biznesit me temat “Shitja, raste të mundshme të saj” dhe “Blerja, raste të mundshme të saj”.  Nxënësit prezantuan me dinjitet, ambicie por edhe emocione temat sipas programit mësimor me powerponint. Në juri këtë radhë, përveç mësueseve të biznesit ishte edhe një mësuese e Matematikës. Juria e pati të vështirë përzgjedhjen e klasës fituese, nxënësit kishin punuar me seriozitet e përkushtim dhe prezantimet e tyre ishin të gjitha në nivel të lartë. Klasa fituese u përcaktua nga pyetjet që përfaqësuesit e secilës klasë i bënë njëri tjetrit. Fituese për fazën e dytë të konkursit u shpall klasa 35.

Në 28 Janar,  klubi i biznesit organizoi një aktivitet me prezantime të nxënësve të viteve të 4-ta në lëndën e praktikës profesionale. Nxënësit prezantuan në mënyrë të shkëlqyer projektet për firmat e tyre të improvizuara: objektivat, misionin, vizionin..etj. Krijimi i faqeve të internetit në web, instagram dhe facebook për firmat e tyre, ishte një ndër elementët e përzgjedhur nga grupet konkuruese. Ata dhanë ekperiencën e tyre, të ftuarëve në këtë aktivitet, nxënësve të gjimnazit dhe të viteve të 3-ta dega biznes.