Kampi Rajonal i Inovacionit, Rinas (2015)

Përsëri nxënësit e Harry Fultz vijnë me ide novatore. Këtë herë është Keisi Xhafa, nxënëse e degës së biznesit, pjesë e grupit fitues në Kampin Rajonal të Inovacionit. Në 5 Nëntor 2015, “Junior Achievement of Albania” me mbështetjen financiare të Tirana International Airport, organizoi edicionin e rradhës të Kampit Rajonal të Inovacionit. Keisi Xhafa dhe Jualba Gruda, të dyja nxënëse të vitit të dytë, dega biznes ishin pjesëmarrëse në këtë edicion. 30 të rinj të ndarë në 5 grupe punuan nën presionin e kohës për të identifikuar zgjidhje inovatore që adresojnë më së mirë sfidën e shpallur nga TIA - "Si e imagjinoni aeroportin e së ardhmes në mënyrë që të jetë edhe më miqësor, efikas dhe multifunksional për udhëtarët". Grupi fitues, pjesë e të cilit ishte edhe Keisi, shpallet fitues me zgjidhjen inovatore: Eco Business (Pllaka me materiale të riciklueshme, të cilat do të vendosen në aeroport për të transformuar energjinë mekanike në energji elektrike). Kjo zgjidhje u vlerësua nga Juria si zgjidhja më e mirë, me elemente inovative, fizibilitet dhe impakt të lartë për Jurinë.