Future Generation Idea

Në panairin dhe konkursin “Shoqëritë Sipërmarrëse të Nxënësve”, Instituti Harry Fultz u vlerësua me çmimin “Ideja më Inovatore per Biznes“. Aktiviteti u organizua nga Junior Achievement Albania. Në panair nxënësit u vizituan nga Presidenti i Republikës Z.Bujar Nishani, Ministrja e Arsimit Znj. Lindita Nikolla  dhe Ministri i Ekonomisë  Z. Arben Ahmetaj.

Në kuadër të lëndës “Shoqeritë e Nxënësve”, klasa III 6 themeloi kompaninë “Future Generation Idea” me capital fillestar (siguruar nga shitja e aksioneve) 16000 lekë (80 aksione x 200 lekë/aksion). Kompania punoi për hapjen e faqes së internetit nëshërbimintuaj.al, me tre seksione kryesore: Shërbime, Zanate dhe Rekrutime nga Shkolla. Struktura organizative përmbante presidentin e kompanisë (Drini Zusi) dhe 5 Departamente. Presidenti hartoi planin e biznesit, përcaktoi misionin dhe vizionin dhe objektivat e kompanisë. Departamenti i manaxhimit të faqes punoi për realizimin e një faqe internet model.  Departamenti i marketingut dhe shitjeve punoi për reklamimin e faqes dhe sigurimin e klientëve. Departanenti i financës regjistroi gjithë veprimet sipas rregullave të kontabilitetit në bazë të dokumentave justifikues. Nxënësit hartuan pasqyrat përmbledhëse dhe nxorrën rezultatin financiar.