Kursi i fotografisë dixhitale (për amatorë & profesionistë)

Fotografitë përjetësojnë momente, të cilat mund të shkojnë përgjithmonë pa mundur të riprodhohen. Për ti përjetësuar këto momente ejani të mësoni më shumë rreth fotografisë. Kursi i fotografisë ju pajis me aftësitë e nevojshme teknike dhe krijuese për të fotografuar praktikisht çdo lloj subjekti. Nuk është e nevojshme të keni njohuri në këtë fushë, pasi ky program ofron një guidë me të gjitha teknikat bazë të domosdoshme si për fotografët e rinj, ashtu dhe ata profesionistë.

Funksionet e aparatit fotografik dixhital, thellësia e fushës, efektet e ndryshimit mbi formën, janë elementë që një fotografë duhet të zotërojë. Vetëm nëpërmjet një baze solide, mund të arrihen fotografi të suksesshme. Nuk është aparati që bën fotografinë por fotografi. Paisjet dhe teknikat janë vetëm fillimi. Kursi synon të përmirësojë aftësitë profesionale të gjithësecilit për të zhvilluar stilin individual të fotografimit.

Kursi i ri (4 mujor) fillon më 1 Mars, nxitoni të regjistroheni…