Dita Olimpike 2015

Edukimi është pjesë e rëndësishme e një qytetërimi modernë. Aktivitetet sportive në shkollën tone ndihmojnë në një zhvillim harmonik të të rinjve për një shoqëri paqësore dhe ruajtjen e dinjitetit njerëzor.

Departamenti i Edukimit Fizik gjatë këti viti shkollor ka realizuar 151 aktivitete. Krahas aktiviteteve brenda shkollës zhvillohen edhe aktivitete jashtë saj, midis shkollave të ndryshme të Tiranës. Shkolla jonë përfaqësohet nga këto ekipe në sportet e futbollit, basketbollit dhe volejbollit (djem & vajza). Nga viti 1995 dhe deri sot këto ekipe i kanë dhuruar shkollës 45 trofe dhe emrin “SHKOLLA E KAMPIONEVE”. Ja disa nga këto aktivitete:

  • 26 ndeshje kanë zhvilluar ekipet e shkollës: futboll, basketboll, volejboll (djem dhe vajza).
  • 125 ndeshje të zhvilluara ndërmjet klasave të shkollës.
  •  500 është numri i nxënësve pjesëmarrës në këto aktivitete.
Çdo fundviti tashmë në shkollën tonë është traditë zhvillimi i ditës olimpike, ku rreth 150 nxënës marrin pjesë në vrapimin masiv për ndezjen e flakës olimpike. Kjo ditë ndërthuret me aktivitetin artistik, i cili zhvillohet prej shumë vitesh duke krijuar një atmosferë sportive dhe festive, duke marrë pjesë në të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës.