"Dashuria nuk vret"

Në kuadër të javës europiane të antitrafikimit, Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës në bashkëpunim me Caritas Shqiptar dhe Institutin "Harry Fultz", organizuan veprimtarinë "Dashuria nuk vret", si pjesë e një fushate të gjerë sensibilizimi kundër dhunës e trafikimit të qenieve njerëzore. Në të vërtetë ky nuk është bashkëpunimi i pare i shkollës sonë me Caritasin. Vjet një grup nxënësish të Fultz-it ndihmuan familje në nevojë drejtuar nga kjo organizatë. Gjejmë rastin t'i falenderojmë që na bënë pjesë të këtij projekti të madh. Nxënësit tanë prej më shumë se një muaji kanë punuar me projekte dhe ese lidhur me temën "Emigrimi zgjidhje apo zgjedhje" dhe "Dhuna e trafikimi i qenieve njerëzore". Një grup prej tyre bashkëpunuan me psikologen A. Pilika dhe qendrën "Streha për gra e vajza në nevojë" dhe realizuan etydin "Përtej dhimbjes". Nuk mund të mungonin grupi i interpretuesve me lojen e tyre të arrirë. Disa prej tyre u prezantuan me krijime të vetat dhe emocionuan publikun që i duartrokiti fort. Etydi "Dashuria" solli jo vetëm perceptimin e kësaj ndjenje për nxënësit tanë, mënyren sesi e trajtojnë ndër shkrimet e tyre në orë mësimi, por edhe sesi e përjetojnë në të gjitha dimensionet e veta dashurinë si sjellje, komunikim, miqësi, tolerance e gëzim edhe brenda në mjediset e shkollës e ndër veprimtari. Pikërisht ky, ishte mesazhi që këta të rinj i përcollën miqve, prindërve, mësuesve e të ftuarve që na nderonin, DASHURIA! Ky është mesazhi me të cilin zemrat e tyre të pastra i thërrasin Botës së madhe sot, të flasin me gjuhën e tolerancës, të bashkëpunojnë duke vënë në themel të gjithçkaje vetëm DASHURINE! Hej! Këta po, që do e bëjne botën më të mirë! Ju lumtë!