Betim i Senatit

Sot në “Harry Fultz” u bë betimi i senatorëve të rinj. Drejtoresha e shkollës Brikena Baxhaku përshëndeti përzemërsisht dhe u uroi suksese senatorëve të rinj. Në fjalën e tij President i ri, nxënës i degës së elektronikës Aldi Shehu mes të tjerash tha: Gjatë fushatës, slogani im ka qenë jo pa arsye “Ne së bashku”. Kjo punë nuk kërkon vetëm përkushtimin tim, por të gjithëve Ne. Kemi para një vit plot përgjegjësi dhe detyra për tu realizuar. Nëse punojmë së bashku gjërat bëhen më të thjeshta për tu realizuar. Secili ka pjesën e vet në tablon e madhe...