Arduino Day 2017

Dita ndërkombëtare e Arduinos, 1 Prill, i gjeti studentët e “Harry Fultz” në ambientet e Qendrës Rinore. Ky aktivitet është organizuar në një ditë speciale, ditën që nderon procesorin e programueshëm Arduino, si pioner i nxitjes së kreativitetit dhe dëshirës për të zbuluar, punuar e mësuar më shumë. U mbajtën shumë prezantime të shoqëruara me demonstrime, të projekteve të realizuara nëpërmjet kësaj platforme.

Përmes projekteve në këtë aktivitet spikatën krijimet e nxënësve të “Harry Fultz”, si rezultat i kreativitetit të treguar në ideim, mirërealizimit të tyre dhe funksionalitetit të plotë. 3 Projekte të ndërtuara këtë vit në Klubin e Robotikës kemi prezantuar në këtë aktivitet. Grupi ynë është përfaqësuar denjësisht me Krahun Robotik të komanduar nëpërmjet një aparati celular Android dhe Transportierit, Smart Home dhe robotin e komandueshëm The Broom.

Pjesëmarrësit:

  • Krahu Robotik dhe Transportieri: Sindy Kola, Nesti Haxha
  • Smart Home: Ines Muka, Erin Dobjani, Aldi Shehu
  • The Broom: Enkel Çela, Endi Ndregjoni