Dita e Arduinos 2018

Dita ndërkombëtare e Arduino-s i gjeti nxënëit e “Harry Fultz” në ambjentet e Qendrës Rinore. Ky aktivitet është organizuar në një ditë speciale, ditën që nderon procesorin e programueshëm Arduino, si pioner i nxitjes së kreativitetit dhe dëshirës për të zbuluar, punuar e mësuar më shumë. U mbajtën shumë prezantime të shoqëruara me demonstrime, të projekteve të realizuara nëpërmjet kësaj platforme.

Përmes projekteve në këtë aktivitet spikatën krijimet e nxënësve të “Harry Fultz”, si rezultat i kreativitetit të treguar në ideim, mirërealizimit të tyre dhe funksionalitetit të plotë. 3 Projekte të ndërtuara këtë vit në Klubin e Robotikës kemi prezantuar në këtë aktivitet. Grupi ynë është përfaqësuar denjësisht me: Robotet Alpha, Vortex (Rei Arifi, Marti Lama, Geraldo Dedej); Smart Home me virtual assistant (Mario Alla); Roboti Mark.1 (Mario Alla).