Ambasadori Amerikan Donald Lu ne Harry Fultz

Ambasadori amerikan Donald Lu së bashkë me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj kanë kaluar një paradite mes të rinjve të shkollës së mesme “Harry Fultz”, ku përveç se janë njohur me projektet e tyre, kanë shpërndarë edhe disa çertifikata. Projektet ishin pjesë e nismës të ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane për nxitjen e të rinjve në këto fusha.  Ambasadori Lu përgëzoi nxënësit e Harry Fultz për idetë e tyre dhe u premtoi mbështetjen e ambasadës në projektet e ardhshme.