“Unë zgjedh Arsimin Profesional”

“Harry Fultz” ka marrë pjesë të premten në eventin, “Unë zgjedh Arsimin Profesional”. Aktiviteti është zhvilluar në oborrin e Shkollës së Mesme Teknike Ekonomike dhe është organizuar nga Ministria e Mireqënies Sociale dhe Rinisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit, Arsimit dhe Formimit Profesional. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi çeli fushatën “Unë zgjedh Arsimin Profesional”, e cila do të shtrihet në shkollat nëntëvjeçare të vendit dhe do të kulmojë me një panair idesh. Z. Blendi Klosi renditi 30 arsye përse duhet të zgjedhim arsimin profesional. Arsimi Profesional të jep një zanat, të jep njohuri dhe aftësi të specializuara, të jep mundësi të shkëlqyera karriere, por mbi të gjitha të lidh më shpejt me tregun e punës.

Ne jemi prezantuar me disa punime të nxënësve të elektronikës në fushën e robotikës. Stenda jonë është vizituar nga ministri Z. Blendi Klosi, i cili ka folur dhe parë nga afër punën dhe krijimet e nxënësve. Ai i ka përgëzuar nxënësit që kanë zgjedhur shkollën “Harry Fultz”, si një nga zgjedhjet më të mira për një të ardhme të sigurtë.