Të mësojmë duke u argëtuar

Kolegji Komunitar vjen këtë sezon veror me programe të reja argëtuese për fëmijët: Kids Club dhe Computer Summer Club.

Ky kurs ofron njohuri në gjuhën angleze, argëtim, art në pikturë, vizatim dhe fotografi, filma për fëmijë. Kursi ofrohet për fëmijë të moshës 7–12 vjeç. Grupi do të jetë 7 – 10 fëmijë dhe kohëzgjatja 2 javë. “Harry Fultz” Summer School vë në dispozicion: Ambiente bahkëkohore, moderne dhe të sigurta; Laboratorë me ajër të kondicionuar; Sallë-kinema për shfaqjen e filmave për fëmijë me monitor; Sallë interneti; Klasa moderne dhe cilësore; Gjelbërim dhe ambient të pastër. Çdo gjë që nevojitet për të argëtuar dhe zbavitur fëmijët tuaj!

COMPUTER SUMMER CLUB

Ky kurs është konceptuar për fëmijë të moshave 13–18 vjeç dhe përmban njohuri në shkenca kompjuterike. Kursi zgjat 2 javë dhe frekuenca do të jetë çdo ditë E Hënë–E Premte, në orarin 9:30– 12:00. Gjatë këtij kursi do të mësoni: Robotics-Demostrime të llojeve të ndryshme të robotëve. Adoleshentët do të mësojnë si të programojnë robotë të thjeshtë; Computer programming–Shijoni krijimin e programeve tuaja nga hiçi; Computer Graphics–Si e kryejnë punën grafikët 3D? (Audio- Video-Web design), mësoni të ndërtoni faqe interesante interneti me grafikë, tinguj...etj.

Telefono tani në: +355 4222 8746; 0682060128