Për herë të parë kampionati i shahut

Në “Harry Fultz” zhvillohet për herë të pare kampionati i shahut. Në të morën pjesë rreth 60 nxënës, nga të gjitha degët dhe vitet. Kampionati u zhvillua në ambientet e bibliotekës. Nga kampionati u përzgjodhën nëntë më të mirët: Spiridhon Stefani, Dalin Boriçi, Drini Zusi, Klodian Myftari, Gerald Daja, Kevin Kurti, Ridi Mehmeti, Seidi Begu dhe Harallamb Qelepiri. Këta nxënës do të jenë përfaqësues të shkollës në kampionatet kombëtare. Ata do të federohen në federatën botërore të shahut dhe do të mblidhen herë pas here për të diskutuar rreth teknikave të shahut, që si ekip të përfaqësohen me dinjitet.

Më 31 Mars u zhvillua një finale e madhe midis më të mirëve. Fitues doli Harallamb Qelepiri nxënës i vitit të dytë, dega Elektronikë.