Panairi i Punës 2016

Nga 28 – 30 Prill, Instituti “Harry Fultz” mori pjesë në panairin e punës 2016 organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bashkia e Tiranës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Në këtë panair morën pjesë sipërmarrjet më të mëdha dhe të sukseshme në vend, të cilat prezantuan aktivitetin e tyre si dhe shumë vende të lira pune. Instituti “Harry Fultz” në këtë panair promovoi fillimin e regjistrimeve për vitin e parë të shkollës së mesme në drejtimet: Elektronikë, Biznes, Gjimnaz dhe Automekanikë dhe disa pozicione të lira pune për: mësues elektronike, matematike, informatike, kimie dhe biologjie. Me qindra vetë, prindër e fëmijë, por edhe të rinj, kanë vizituar stendën tonë për tu interesuar rreth shkollës së mesme, por edhe rreth kurseve dhe programeve qe ofron Kolegji Komunitar Harry Fultz. Për 3 ditë me rradhë kemi folur me ta për avantazhet e shkollës sonë krahasuar me shkollat e tjera, infrastrukturën e shkëlqyer, sfafin e përgatitur akademik, mjediset moderne sportive…etj. Vajzat e degës së biznesit dhanë ndihmesën e tyre gjatë ditëve të panairit duke shpërndarë flyera e fletëpalosje vizitorëve.

Stenda jonë u vizitua nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Z.Blendi Klosi, duke përshëndetur përzemërsisht nxënëset tona.