“Harry Fultz” në panairin “Work & Study” 2016

28 – 30 Shtator Instituti “Harry Fultz” mori pjesë në panairin “Work and Study” organizuar nga Dhoma e Tregtisë Tiranë.

Në këtë panair morën pjesë sipërmarrjet më të mëdha dhe të sukseshme në vend si dhe universitete, shkolla te mesme dhe qendra te formimit professional, të cilat prezantuan aktivitetin e tyre si dhe shumë vende të lira pune. Me qindra vetë, prindër e fëmijë, por edhe të rinj, kanë vizituar stendën tonë që në ditën e parë të çeljes së tij në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Stenda u vizitua nga shume të rinj, studentë të universiteteve publike dhe private për tu njohur, interesuar me drejtimet e studimit ne shkollen Harry Fultz apo për kurset dhe programet që ofron Kolegji Komunitar tashmë i njohur për trajnimet profesionale në: Teknologji Informacioni, Biznes, Gjuhë të Huaja dhe Teknika të Aplikuara.