Olimpiada e 33-të Ballkanike e Matematikës në “Harry

Fultz”

Olimpiada Ballkanike e Matematikës 2016 ka zgjedhur Tiranën, dhe pikërisht Institutin “Harry Fultz” për të zhvilluar edicionin e 33-të saj, pas një përvoje të gjatë dhe të suksesshme në shumë vende të tjera Ballkanike. Për Institutin “Harry Fultz” ishte privilegj që ofroi mundësinë e realizimit me sukses të ditës së konkurimit të Olimpiadës së 33-të Ballkanike të Matematikës.

Kjo Olimpiadë u organizua nga Shoqata Shqiptare e Matematikës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, dhe me mbështetjen e Institutit “Harry Fultz”, kompanisë celulare Vodafone..etj.

Më shumë se 11 vende ballkanike përfshirë Shqipërinë si dhe 9 vende te tjera të ftuara ishin pjesë e Olimpiadës me përfaqësuesit e tyre të cilët konkurruan nëpërmjet testeve të ndryshme gjatë 5 ditëve të Olimpiadës. Disa nga vendet pjesëmarrëse ishin: Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina, Serbi, Greqi, Turqi, Rumani, Qipro, Moldavi…etj. Shqipëria si vendi organizator është përfaqësuar nga 2 ekipe.

Kjo Olimpiadë e vendosi përsëri Shqipërinë dhe nxënësit e saj të talentuar në qendër të botës së matematikës së Ballkanit duke marrë parasysh që Shqipëria ka kontribuar jo vetëm me pjesëmarrjen e nxënësve të saj të talentuar në vite ku nuk kanë munguar edhe çmimet, por edhe në hartimin e testeve dhe korrigjimeve në bashkëpunim me kolegët e tyre të ballkanit.

Instituti “Harry Fultz” falenderon miqësisht organizatorët dhe pjesëmarrësit e eventit që e shndërruan oborrin dhe klasat e shkollës “Harry Fultz” në një “shtëpizë” të së ardhmes së matematikës në Ballkan.