Klubi i Mendimit

Më 25 Mars, në “Harry Fultz” u zhvillua takimi i pare i Klubit të Mendimit. Kjo iniciativë e 3 nxënësve në bashkëpunim me Profesor Përparim Kabo dhe drejtorinë e shkollës, duket se i dha frytet e saja dhe u arrit ajo që pritej.

Përcaktimi i bërthamës së klubit, pra nxënësit që do i jepnin formën dhe kuptimin këtij klubi me mendimin e tyre, u bë me ndihmesën e mësueseve të letërsisë dhe qytetarisë. Falenderime të përzemërta edhe për drejtorinë e shkollës e cila ishte e pranishme në çdo etap të formëzimit të Klubit të pare të Mendimit.

Tema e parë e diskutuar ishte sa “Sa Josef K. ndiheni?”, temë që rrjedh prej librit të Franz Kafkës “Procesi”. Pas fjalës hapëse të Profesor Kabos dhe pyetjeve të shtruara prej tij, debati rrodhi natyrshëm dhe u diskutuan fenomene që na prekin në përditshmërinë tone në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo.