Këta janë nxënësit tanë!

“Mësimi më i vyer ishte se jo vetëm në biznes por edhe në jetë gjëja më e rëndësishme është që të dish se si të shesësh. Kam mësuar se si të shesësh idenë tënde, vizionin tënd, dhe aftësitë e tua tek të tjerët, por në një mënyrë që të mund të frymëzojë njerëzit, pa imponuar idenë time tek ata” – tregon Mateo Prifti, nxënës i vitit te fundit, dega Elektronikë pas eksperiencës në Kampin e Biznesit “Ron Brown”, një garë shumë konkurruese dhe selektive, e mbajtur në Zagreb.

Por nuk mbaron këtu. Në muajin Korrik Mateo Prifti, pati fatin dhe meritën të ishte përfaqësuesi i vetëm nga Shqipëria në samitin GES2015 (Samiti global i sipermarresve), që u zhvillua në Kenia me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, ku mbajti fjalën e tij edhe presidenti I SHBA-së, Barack Obama.

Është vetëm 18 vjeç, por pasioni për teknologjinë, inovacionin e ndihmojnë të jetë gjithmonë një hap përpara. Këtë vit si kryeredaktor i gazetës “Laboremus” së bashku me një staf nxënësish të talentuar janë duke bërë një punë plot pasion dhe dashuri. Dhe Mateo sapo e ka nisur rrugëtimin e tij…Këta janë nxënësit tanë!