Fultzistja shkruan parathënien e Sherlock Holmsit

Që prej 13 Nëntorit mund të gjeni një përkthim të ri të Aventurave të Sherlock Holmsit jo vetëm në shumicën e librarive të Tiranës, por dhe në bibliotekën e shkollës. Ja çfarë shkruan në gazetën “Laboremus” nxënësja e vitit të tretë Viktoria Ruçi:

Historia sesi emri im përfundoi në ato faqe është shembull i rastësisë dhe pasionit, që provon se me pak fat dhe shumë dashuri mund të kërcesh nga një artikull i shkurtër tek “Laboremus” në një parathënie të një vepre madhështore si ajo e Artur Konan Dojlv.

E gjitha kjo më bëri të kuptoj sa fuqi promovuese për talentet e nxënësve ka një gazetë shkolle, se si mirënjohja e “Laboremus” mund t’u shërbejë nxënësve të “Harry Fultz” dhe se sa duhet vlerësuar kjo aftësi e shtypit të shkollës. Dikush aty jashtë është duke kërkuar pikërisht atë që ju mund të ofroni dhe “Laboremus” është ura lidhëse.