Festat e Nëntorit në “Harry Fultz”

Nëntori erdhi përsëri. Ndjenja e atdhedashurisë shpërndahet natyrshëm në ajër si të jetë e domosdoshme që nëntori të vijë aromë pavarësie. Kjo atmosferë është e pamundur që të mos përfshijë secilin prej nesh. Kjo krenari dhe dashuri për tokën mëmë rrjedh bashkë me gjakun në vena.

Këtë herë nën temën “Lashtësia e gjuhës shqipe”, mjedisi i bibliotekës është përskuqur kuq e zi duke prezantuar sofrën shqiptare, veshjet tradicionale, muzikën popullore, projektet për gjuhën shqipe dhe interpretimet e ndjera. Kjo është zemra dhe shpirti shqiptar, kaq e ngrohtë dhe ftuese me ushqimet tradicionale e kaq të dashura për ne. Veshjet tona ndrinin siç kanë bërë jetë e mot, muzika që të zgjon shpirtin sikur të jetë zëri i nënës e për më tepër ne surprizohemi kur valle hidhen nën ritmin e saj njëlloj siç janë hedhur nën ritmin e shekujve me të njëjtën magjepsje. Ishte pikërisht në këtë atmosphere, ku projektet janë paraqitur me një sërë temash të fokusuara në: vjetërsia e Letërsisë shqipe, dokumentet dhe autorët e parë shqiptarë, roli i Gjergj Fishtës dhe Mitrush Kutelit…etj. Nuk mund të mungonin interpretimet e ndjera që këtë herë ishin zgjedhur prej penës së Mitrushit me “E madha është gjëma e mëkatit” dhe asaj të Gjergj Fishtës me “Metamorfoza” dhe “Lahuta e Malësisë”.

Nga Fultz ju urojmë Gëzuar!!