FULTZ BASHKË ME "ETEC"! Automobile Club Albania –

ACA dhe ETEC 2017 – EUROPEAN TRAFFIC

EDUCATION CONTEST

Kjo garë synon edukimin europian mbi trafikun në çdo vend dhe të reduktojë rrezikun e aksidenteve, ku përfshihen fëmijë që ngasin biçikleta. Gara ka inkurajuar klubet e automobilit dhe turneve që të nxisin dhe zhvillojnë aktivitete educative mbi trafikun në vendet e tyre respektive. Kjo garë ka nisur në vitin 1986 dhe zhvillohet çdo vit në shtator në vendin e klubit mikpritës. Gara ka statusin e një finale europiane, ku marrin pjesë 25 vende. Zgjat një ditë të plotë, gjatë të cilës fëmijët duhet të kryejnë ushtrime të ndryshme teorike dhe praktike. Skuadra më e mirë fiton trofeun e sfidës. Këtë vit gara u zhvillua në Shqipëri, me ftesë të Klubit të Automobilit të Shqipërisë, ACA. Së bashku me ndihmën asistuese të nxënësve të gjimnazit Harry Fultz, kanë marrë pjesë fëmijë e nxënës nga shumë vende europiane dhe ballkanase. Nxënësit tanë, njohës të mirë të gjuhës angleze patën shansin të shoqërojnë grupet e huaja dhe të jenë pranë tyre në çdo moment të Tour-it. Mund të themi me plot gojë se Fultzi-stat ishin suporti kryesor në organizimin e këtij eventi madhështor.