Dita e mbrojtjes së të Dhënave Personale

Më 28 Janar, në Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale u prezantua aplikacioni “Privacy App”, që mundëson realizimin e ankesës drejtpërdrejtë nga telefoni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për realizimin e tij u bashkëpunua me Institutin “Harry Fultz”, duke organizuar një konkurs me nxënës të viteve të treta dhe të katërta të këtij institucioni arsimor.

Në këtë projekt u angazhuan 8 nga nxënësit tanë të degës së Elektronikës, të cilët të ndarë në 3 grupe kanë punuar intensivisht për realizimin e disa modeleve që prej muajit dhjetor 2016.

Juria përzgjodhi si fitues të konkursit modelin e aplikacionit të punuar nga grupi i nxënësve Damian Ndoja, Arbest Skënderaj, Merin Begeja dhe Landi Gjoka. Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për t’u shkarkuar si në app store ashtu edhe në play store.

Në fjalën e tij përshëndetëse Komisioneri, z. Besnik Dervishi, vlerësoi angazhimin serioz të nxënësve në zhvillimin e një aplikacioni funksional dhe komod në përdorim, për çdo shkelje apo keqpërdorim të të dhënave personale të konstatuara.

Nëpërmjet kësaj risie teknologjike ata nxiten në ushtrimin integral të të drejtave të tyre dhe njëkohësisht, aplikacioni është një instrument konkret për të rritur ndërgjegjësimin e individit dhe shoqërisë për mbrojtjet e privatësisë.

Në këtë aktivitet e pranishme ishte znj. Nora Malaj, zv/ministër i Arsimit dhe Sportit dhe përfaqësues të ministrit të Sh tetit për Inovacionin dhe Administratën Publike