DITA E DIPLOMIMIT

Dita e Diplomimit, një traditë e shkollës sonë që e ruajmë si të shenjtë. Kjo është filozofia e Institutit tonë që trashëgohet në breza, se studentët e Fultz-it e dinë mire: “UDHE NUK KA! UDHET BEHEN DUKE ECUR!”. Eshte bukur kur dëgjon studentët të flasin me kaq besim për të ardhmen. Pas punës së lodhshme 4-vjeçare, dita e diplomimit mbart emocione të veçanta për ta. Mbledhur të gjithë bashkë, studentë, prindër, mësues e të ftuar, përgëzojnë e vlerësojnë arritjet e njëri-tjetrit. Nuk munguan momente nostalgjie, falenderimi e kujtime që të rrëmbushnin sytë përlotshëm. Nuk ishte një fund, por një start për një horizont të gjerë. Këta janë intelektualët e së ardhmes që nesër do të na qeverisin. Plot me ëndrra, shpresa, ide dhe me një shpirt të madh për ta bërë Shqipërinë ashtu si thoshte vetë “Harry Fultz”: ”NJE VEND TE DENJE PER TE JETUAR”. Në filozofinë e Institutit “Harry Fultz”, dija është rruga që u tregohet brezave për të arritur suksesin, dhe maturantët e këtij viti këtë e treguan nëpërmjet rezultateve të arritura në provime, kampionate, debate, konkurse, aktivitete artistike, në përditshmërinë e tyre. Kjo është ajo që të bën të ndihesh krenar. Suksese të dashur maturantë të maturës 2016!! Ju e latë gjurmën tuaj në “Harry Fultz” si shenjë për brezat që do t’iu ndjekin!!