Alumni

Shkolla “Harry Fultz” është një nga shkollat lider në arsimin e mesëm shqiptar. Si e tillë ajo ka nxjerrë nga bankat e saj profesionistë në fusha të ndryshme të cilët kanë bërë karrierë të suksesshme. Eshtë e rëndësishme që këta ish-nxënës të shkollës “Harry Fultz” kanë shprehur dëshirën dhe interesin për të dhënë kontributin e tyre në përparimin e shkollës.

Në këtë këndvështrim është menduar krijimi i organizatës së ish-nxënësve të shkollës “Harry Fultz”. Kjo organizate do të ketë si qëllim kryesor vendosjen dhe optimizimin e komunikimit mes ish-nxënësve të shkollës, nxënësve aktuale dhe stafit mësimor për vendosjen e bazave të një bashkëpunimi të frytshëm.

Kjo organizatë do të ideojë dhe krijojë programe për zhvillimin e aktiviteteve brenda dhe jashtë shkollës për ish-nxënësit, që ata të kthehen për të vizituar dhe mbështetur shkollën, inkurajojë pjesëmarrjen e të sapo diplomuarëve në këto aktivitete, të zbatojë programe të cilat u ofrojnë mundësi ish-nxënësve të japin kontributin e tyre në zhvillimin e shkollës “Harry Fultz”, ndërkohë që përjetojnë edhe një herë vitet e kaluara mes shoqërisë së gjimnazit.

Kjo organizatë dhe ish-nxënësit e shkollës “Harry Fultz” jane potencialë jo vetëm për të kujtuar e jetuar edhe njëherë eksperiencat e paharrueshme të viteve të gjimnazit, por edhe për ta njohur shkollën tonë si lider në arsimin e mesëm në Shqipëri, për ta zhvilluar më tej dhe për t'u ndjerë krenarë që kemi dalë nga bankat e saj, për të çuar përpara moton e "Harry Fultz"- “Puno për ta bërë vendin tënd të denjë për të jetuar në të”.

Përshëndetje nga ish-nxënës:

Enkeleda Dervishi
Më bëhet qejfi që keni hapur këtë faqe për "Harry Fultz". U bënë 6 vjet që kam ikur nga Shqipëria dhe kjo faqe më sjell nostalgji për shokët dhe shoqet e klasës dhe mësuesit. Jam e lumtur që u shkollova tek Fultz-i dhe shumë kujtime të bukura do mbeten gjithmonë me mua. Tani jetoj në Amerike dhe më Shqipëria dhe shoqëria e shkollës se mesme.
Me respekt, ish-nxënësja juaj!

Andi Koritari – Kendall College, Chicago
Në rradhë të parë ju uroj për inciativën. Së dyti desha të shpreh dëshirën për t'u përfshirë në aktivitetet e Alumni-t, pasi periudha që kalova tek "Harry Fultz" mbetet nga më të bukurat e jetës sime dhe takimi me mësues, miq apo shokë të vjetër besoj se do rindezi kujtime te bukura

Etion Kapedani
Kujtesa ime është e skalitur me njohuritë e marra në shkollën e mesme "Harry Fultz". Eksperienca që ky institucion ofron është me të vërtetë unike për Shqipërinë. Dijet e përvetësuara janë të orientuara nga një sistem edukimi Amerikan, dhe nxënësit e "Harry Fulltz" kanë përparësi krahasuar me nxënësit e gjimnazeve të tjera. Sidomos kur bëhet fjalë për shkollat e larta jashtë Shqiperisë, metodologjia e studimit në shkollën "Harry Fultz" ndihmon shumë. Akoma më e veçantë është vëmendja që shkolla tregon për të gjithë ata që kanë studiuar në këto banka dhe sot janë profesionistë të suksesshëm."

Enelda Delli – Universiteti Tiranes – Ekonomik
Ju përgëzoj për faqen e RE. I kujtoj me nostalgji vitet e shkollës te Fultz-i dhe sa herë që vij për të takuar mësuesit më mbushen sytë me lot. Dëshira ime është të kem kontakt të vazhdueshëm me shkollën pasi ndjehem ende pjesë e saj dhe shpresoj të ndjehem kështu gjithmonë. Me respekt ish-nxënësja juaj

Avis Andoni-Francë
Një mësuese në Fultz më tha ditën e parë në ambientet e shkollës: "Mbylli sytë Avis dhe kur ti hapësh do hedhësh kapelën ne ceremoninë e diplomimit"... dhe ashtu ndodhi. Koha iku shpejt dhe kanë kaluar plot pesë vjet para syve. Kjo shkollë më ndihmoi të kem sot një të kaluar të bukur dhe një formim solid për të ardhmen. Larg vendlindjes sot bëj çmos të nderoj emrin Shqipëri dhe jam krenare që jam shkolluar në "Harry Fultz". Ideja e të qënurit në kontakt me ish-shkollën time me lumturon dhe dua t'iu falenderoj për këtë insiativë që bashkon gjithë "ish-fullcistat".
L'important c'est trouve le gout de la vie. Je pense qu'y avait un gout la bas chez nous!C'est deja trop qu'on a pu le trouver. Bisous a tous!

Arbi Pulaj-Austin University, Texas
5 vjet në "Harry Fultz" ishin fantastike. Nuk mund ti harroj ato vite të bukura që janë pjesë e shkollës së mesme. Gjithashtu nuk mund të lë pa kujtuar kritikat dashamirëse të stafit mësimor. Tani jetoj në Texas dhe mund të them sinqerisht më mungon shkolla ime e mesme dhe miqtë e mi aty.

Arisa Kapedani – Carleton University
Ideja e Alumni-t është me të vërtetë fantastike. Jeta na çon në rrjedha të ndryshme dhe është interesante pas shumë vitesh të shohësh shoqërinë e gjimnazit. Sa për shkollën "Harry Fultz", "If I was to do it all over again, I probably would;"

Admir Tane
Tashmë bëhen 7 vjet që kam mbaruar shkollën "Harry Fultz". Jam duke parë faqen dhe e ndiej se kam diçka për të shkruar. Shumë nga ç'kam arritur ja njoh meritë kësaj shkolle. Sepse askush më mirë se ne nuk e di se çfare harmonie ofron kjo shkollë e rrethuar me mur të lartë dhe e rreptë në dukje, meritë kjo e stafit drejtues dhe mësuesve të cilët meritojnë respekt të padiskutueshëm. Edhe një herë Faleminderit shkolla "Harry Fultz".