Gara presidenciale në Fultz

Gara presidenciale në Fultz

Gjatë muajit Tetor të çdo viti shkollor Fultzin e pushton një frymë konkuruese për shkak të zgjedhjeve të senatit të shkollës.

Kandidadët e këtij viti ishin: Redina Zeneli e cila studion për biznes , Anxhelo Jaçaj i cili studion për automekanikë. Secili nga kandidadët paraqiti platformën: “Diçka ndryshe” e parashtruar për vitin shkollor 2020-2021. Ndryshe nga vitet e kaluara prezantimi i kandidadëve dhe mënyra e votimit u realizuan online. Për shkak të situatës mbarëglobale COVID-19, këtë herë fushata u realizua përmes një video-mesazhi drejtuar nxënësve të institutit tonë.

Votimi këtë vit u bë online. U bë e mundur, kështu, që rezultatet të dilnin shumë shpejt. Pas një gare të fortë, Redina Zeneli u shpall fituese me më shumë vota.

Jemi gati për sfida të reja! Suksese “Harry Fultz”!